Wednesday, 23 January 2013

Allegri: Miresevjen ...

Pas dështimit të tratativave për rikthimin e Ricardo Kaka tek Milan, kuqezinjtë janë vënë në ndjekje të një tjetër veterani, të sulmuesit afrikan Didier Drogba. Sipas "La Gazzetta dello Sport", Administratori i Deleguar i klubit, Adriano Galliani, ka barazuar ofertën prej tetë milionë eurosh, që Juventusi i ofroi Shangait për kartonin e afrikanit dhe ka kontaktuar vetë futbollistin, për t’i komunikuar interesimin e klubit.

Aktualisht i grumbulluar me Bregun e Fildishtë për të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në zhvillim, Drogba ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse është i vendosur që të rikthehet në Europë, pas përvojës së dështuar kineze.

I pyetur për mundësinë e blerjes së 34-vjeçarit, trajneri Massimiliano Allegri dha dritën jeshile për blerjen e tij.

"Nëse do të vijnë, kampionë të kalibrit të Drogbasë do të ishin të mirëpritur. Megjithatë, unë vazhdoj i qetë punën me futbollistët që kam, ndërkohë që klubi mendon për mënyrat se si mund të përmirësohet më tej ekipi", deklaroi tekniku kuqezi.

No comments:

Post a Comment