Friday, 18 January 2013

Casillas: Largohem pas ...

Iker Casillas ka deklaruar se pas Kupës së Botës "Brazil 2014">2014" kombëtarja spanjolle do i japë lamtumirën disa prej elementeve që e kanë kthyer në një superfuqi të futbollit.

"Pas Brazil 2014">2014 do të ketë shumë lojtarë që mund të vendosin tërheqjen nga kombëtarja, mes tyre jam edhe unë. Në këtë mënyrë do i lihet hapësira të rinjve. Për këtë arsye, fitorja e Kupës së Botës do të ishte mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën me përfaqësuesen", deklaroi portieri dhe kapiteni i Spanjës.

Për Casillas, Spanja është favorite për të fituar në kompeticionin më të madh.

"Kemi një ekip të mrekullueshëm, por nuk do të jetë e lehtë të fitojmë dy Botërorë radhazi ashtu siç bëmë me kampioantin europian", theksoi lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e kampionëve të Botës dhe Europës

No comments:

Post a Comment