20 milionë dollarë ose afërsisht 15 milionë euro totali i premiove përsa
i përket Kupës së Konfederatave. Turneu me 8 kombëtare që shërben si
provë gjenerale për Botërorin e ardhshëm do të zhvillohet në Brazil nga
15 deri në 30 qershor 2013. Lajmi u bë i ditur nga FIFA, gjatë një
seminari në Sao Paolo ku morën pjesë 6 nga trajnerët e 8 përfaqësueseve
që do të konkurrojnë për trofeun si dhe presidenti i FIFA-s Sep Blater. Skuadra fituese e "Conferedation Cup", do të marrë 4.1 milionë dollarë ndërsa finalistja tjetër 3.6 milionë. Vendi i tretë 3 milionë, ndërsa i katërti 2,5. Secila prej 8 skuadrave pjesëmarrëse do të marrë nga 1.7 milionë dollar.
Gjatë seminarit me trajnerët, Sepp Blatter, shfaqi mbështetjen e tij për një kandidaturë të mundshme të Ronaldos për postin e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit. Numri një i FIFA-s tha se ndihet i lumtur kur ish yjet e futbollit vendosin të vënë në dispozicion kohën dhe energjitë e tyre për zhvillimin e kësaj loje edhe jashtë fushës
No comments:
Post a Comment