Wednesday, 16 January 2013

Futbollistët më popullorë në botë (FOTO LAJM)


Është lojtari më i dashur nga tifozët shqiptarë kudo që ndodhen. Në klubet ku ka luajtur ka qenë gjithmonë një prej idhujve të fansave. Për këtë arsye, nuk është çudi edhe verdikti që Lorik Cana është mes futbollistëve më popullorë në Europë.

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS, kapiteni kuqezi renditet i teti në këtë klasifikim përsa i përket kontinentit tonë.

I pari është renditur armeni Henrikh Mkhitaryan i cili aktivizohet te Shakhtar Donetsk, ndërsa pas tij janë boshnjaku Edin Džeko dhe sulmuesi gjerman, Miroslav Klose.

Cana është renditur menjëherë pas yllit portugez të Realit, Cristiano Ronaldo dhe kapitenit legjendar të Romës, Francesco Totti.

Përsa i përket Amerikës Latine bie në sy pozicionimi në vend të katërt i Lionel Messit dhe mospërfshirja në listë
e yllit të Santos, Neymar.

No comments:

Post a Comment