Zyrtare: Merr fund telenovela rreth kalimit te Wesley Sneijderit në
Galatasaray. Më në fund, futbllisiti holandez i është bashkuar klubit
turk. Galatasaray e ka publikuar zyrtarisht lajmin, kurse mediat turke
raportojnë se Sneijder tashmë ka kaluar testet mjekësore. Ai ka
nënshkruar kontratë tri vjet e gjysmë me gjigantin turk, ndërsa në vit
do të fitoj pesë milionë euro, ndërsa Inter, nga transferimi i Sneijder
tek Galata, ka fituar 7.5 milion euro.
Siç raportojnë mediat ruse, Zenit është duke menduar që të bëjë ofertë në drejtim të Genoas, për portierin e talentuar, Mattia Perin. 20 vjeçari aktualishtë është pjesë e Pesacaras, i huazuar nga Genoa, dhe me paraqitjet e tijë, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, si Napoli, Fiorentina, Milan, Zenit dhe Manchester City.
Vetëm gjashtë muaj pasi u transferua në Manchester City, nga Swansea, Scott Sinclair, është pranë largimit nga kampioni aktual i Anglisë. 23 vjeçari nuk po gjen hapsira nën urdhërat e Mancinit, dhe largimi i tijë është pothuajse i sigurtë, pasi për lojtarin interesim ka shfaqur Aston Villa dhe Newcastle.
Galatasaray, ka bërë gati ofertë për mesfushorin e majtë, të Fiorentinës, i cili është i huazuar në Genoa, Juan Manuel Vargas. Fiorentina pritet që ta pranojë ofertën e klubit turk, që peshon, 4 milion euro, dhe Vargas pritet që së shpejti të zyrtarizohet si lojtar i kampionit aktual të Turqisë.
Zyrtare: Djibril Cisse, që nga dita e sotme është lojtar i skuadrës nga Katari, Al Gharafa. Për huazimin e tijë në Katar, vendosi trajneri i QPR-së, Harry Redknap, i cili pasi transferoi sulmuesin francez, Loic Remy, e pa të arsyeshme që ta huazojë sulmuesin 31 vjeçar, për gjashtë muajtë e ardhshëm.
Pothuajse ishte i sigurtë kalimi i tijë në Wolfsburg, por tani në garë për Pajtim Kasamin, kan hyrë edhe klubet italiane, Sampdoria dhe Lazio. Lojtari nuk po gjenë hapsira tek Fulham, dhe dëshiron largimin, por mbetët të shihet se ku do të transferohet, pasi oferta për 20 vjeçarin ka me “Bollëk”.
Fiorentina, rikthehn sytë tek mesfushori argjentinas, i Anderlechtit, Lucas Biglia. Mesfushori është duke dëshiruar një skuadër më të fortë se ajo belge, dhe pritet të largohet nga kampionati belg në afatin kalimtar të Janarit. Për 26 vjeçarin klubi “Vjollcë”, ka gati 9 milion euro.
Mesfushori hungarez, Blase Dzsudzsak, është në “radarin” e Liverpoolit. Për interesimin e kampionit të shumfishtë anglez, e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, duke theksuar se klienti i tijë, ndihet i lumtur për një interesim nga Liverpool. 24 vjeçari aktualisht është nën kontratë me klubin rus, Dinamo Moskë, mirëpo një ofertë prej 13 milionë euro, do ta bënte lojtarin të “ateronte” në “Anfield”.
Skuadra gjermane, Hoffenhaim, është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit francez të West Ham, Alou Diarra. Lojtari prej transferimit të tijë nga Marseille, nuk po arrinë të gjejë hapsira tek “Çekanët” dhe pritet të largohet qysh në Janar. Kartoni i lojtarit kushton 2.500.000 milion euro.
Siç raporton gjigandit mediatik anglez, Daily Mirror, nënkampioni i evropës, Bayern Munchen, janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për sulmuesin e Liverpool, Luis Suarez. “Bavarezët” thuhet se kanë të gatshme 40 milionë euro, për yllin uruguajan, dhe këtë ofertë pritet ta bëjnë në verë, duke shpresuar që Liverpool, nuk do të arrijë në zonën e Champions Legue, që ta kenë më të lehtë transferimin e sulmuesit.
Klubi italian, Parma, ka njoftuar se sulmuesi italo-brazilian, Amauri, është pranë largimit nga klubi. Për sulmuesin 32 vjeçar ka oferta të shumta nga klubet, kineze, arabe dhe braziliane, kështu që sulmuesi do të përshëndetet këto ditë nga Serie A.
Zyrtare: Sulmuesi tetovar, Ferhan Hasani, do të jetë lojtar i ri i gjigandit kroat, Dinamo Zagreb. Transferimi i Hasanit i kushtoi 800 mijë euro Dinamos, ndërsa ai pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.
Sulmuesi anglez, Andy Carroll, është pranë rikthimin te skuadra e fëmirisë, Newcastle. Lojtari është i huazuar nga Liverpool tek West Ham, por asesi nuk po arrinë ta rikthej formën e dikurshme dhe ish skuadra e tijë Newcastle, është e gatshme ta rikthejë atë. “Laraskat”, kanë kërkuar huazimin e lojtarit, me mundësi blerje në fund të sezonit, për 10 milionë funta.
Transferimi i parë i Pep Guardiolës, te Bayerni, pritet të jetë ai i supertalentit spanjoll Isco. Kështu së paku kanë njoftuar mediat gjermane, pasi theksojnë se lojtari i Malagas, është një “Fiksim” për trajnerin katalunas, dhe dëshiron transferimin e tijë me çdo kusht. Mesfushori ofanziv, ka një vlerë prej 20 milionë euro, dhe është shumë i mundshëm largimi nga Malaga, për arsyje se klubi spanjoll, nuk do të ketë drejtë të luajë në garat evropjane sezonin e ardhshëm, për shkak të denimit nga Uefa, për Fair-Play-në, financiar.
No comments:
Post a Comment