Thursday, 24 January 2013

Koha e transferimeve

robinhoNë futbollin turk, rivaliteti është i zjarrtë kur flitet për dy klubet më të mira të këtij vendi. Fenerbahce vs Galatasaray. Ndërsa këta të fundit bënë goditjen e madhe me Wesley Sneijder, tifozët e ekipit tjetër të Stambollit kërkojnë nga klubi një përgjigje ndaj rivalëve dhe kështu, drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur bisedimet për Robinhon. Madje raportohet se drejtuesit e klubit turk kanë pranuar kërkesën e Milanit për 8 milion Euro ndërsa Robinho po vlerëson ofertën
Zyrtare: Portieri zvicrran i Wolfsburgut, Diego Benaglio, ka vazhduar kontratën e tijë me “Ujqërit” deri në vitin 2016.
Siç raportojnë mediat angleze, portieri i QPR-së, Julio Cesar, është duke u kërkuar nga gjigandët anglez, Manchester United dhe Arsenal. 33 vjeçari, sezonin e kaluar u transferua nga Inter te klubi londinez, mirëpo forma e tijë e mirë, ka bërë që skuadrat e mëdha të besojnë në të, për së paku dy sezone, duke i ofruar kontratë dy vjeçare.
Barcelona, ka njoftuar se janë pranë mbylljes së marrveshjes me Valencian, për ta huazuar lojtarin, Issac Cuenca. Lojtari nuk po gjenë asesi hapsira tek Villanova, dhe pritet të huazot te “Lakuriqët” deri në fund të sezonit, për të fituar përvojen e duhur, para se të kthehet në “Camp Nou”.
Tottenham, është pranë transferimit të talentit korean, Heung-Min Son nga Hamburg. 20 vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me klubin gjerman, dhe ka interesim nga anglia për të, si nga Tottenham ashtu edhe nga Liverpool. Londinezët kanë bërë gati ofertë të vlefshme 8 milion funta në drejtim të Hamburg, dhe kontratë 5 vjeçare për sulmuesin, me 2.5 milion funta në sezon.
West Ham dhe Fulham, janë futur në garë për ta transferuar portierin e Fiorentines, Emiliano Viviano. Për gardianin italian, interesim ka shprehur edhe Milan, por ofertat që pritet ti bëjnë skuadrat angleze, duket se do ta tërheqin më shumë Fiorentinen, marrë parasysh se klubi vjollcë, nuk dëshiron ti përforcojë skuadrat rivale.
Liverpool, dëshiron që ta transferoj portierin meksikan, të klubit francez, Ajaccio, Guillermo Ochoa. 27 vjeçari, më herët ishte cilësuar si Buffon-i i ri, ndërsa tani është duke u kërkuar nga Liverpool, që janë të gatshëm të ofrojnë 6 milion funta për të.
Skuadra franceze, Olimpique Marseille, ka transferuar sulmuesin senegalez, Modou Sougou, nga rumunët e CFR Cluj. Klubi rumun nga shitja e senegalezit, aktëroi 3 milion euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.
Zyrtare: Genoa ka huazuar mesfushorin kilian, Felipe Seymour, në Chievo. Lojtari do të jetë i transferuar deri në fund të sezonit, me mundësi blerje nga veronozët.
Zyrtare: Mesfushori francez, Yann M’Vila është lojtar i ri i skuadrës ruse, Rubin Kazan. Lojtari ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, dhe klubi rus kartoni i tijë i kushtoi 12 milionë euro.
Sulmuesi spanjoll i Atletico Madrid, Adrian Lopez, ka përjashtuar çdo mundësi që ai të largohet nga Atletiko gjatë afatit kalimtar të Janarit. Për lojtarin interesim kan shprehur skuadrat angleze, Arsenal dhe Liverpool, mirpo vetë lojtari ishte ai që i mbylli dyertë anglezëve.
Zyrtare: Lojtari spanjoll Michu, ka rinovuar kontratën e tijë me klubin vellsian, Swansea edhe për një sezon. Prej transferimit të tijë në Angli, lojtari është duke shkëlqyer, dhe ofertat për të nuk kanë munguar, mirëpo lojtari ka vazhduar kontratën edhe për 1 vitë, duke fituar edhe rritje rroge.
Inter, ka bërë goditjen e parë në merkaton e Janarit, duke u përforcuar me mesfushorin maroken, të skuadres franceze Montepellier, Younes Belhanda. Lajmin për transferimin e bëri të ditur vetë presidenti i klubi francez, i cili deklaroi se kanë pranuar oferten e Interit, të vlefshme prej 14 milionë euro, dhe lojtari pritet ti bashkohet klubi zikaltërt pasi të mbarojë Kupa e Afrikes, ku është me kombëtaren e tijë Marokun.
Zyrtare: Hannover 96, ka transferuar mbrojtësin belg, Sebastian Pocognoli. Lojtari pasi prishi kontratën me klubin e tijë Standart Lutich, u transferua në Hannover, si lojtarë i lirë.
Liverpool, nuk e ka ndërmend të dorzohet për talentin e Inter, Philippe Coutinho, edhe pasi u refuzua oferta e tyre nga klubi italian. Gjigandët anglez, tani kanë bërë ofertë të re të vlefshme 12 milionë euro për lojtarin brazilian, dhe ende nuk kanë marrë përgjigjje nga zikaltërtit. Për lojtarin interesim të madhë janë duke shprehur edhe Aston Villa dhe Southampton.
Diddier Drogba, është shum pranë Milanit, këtë e kanë konfirmuar mediat italiane dhe ato kineze, pasi lojtari i ka dërguar letër skuadrës së tijë Shanghai, për prishjen e kontrates. Në rast se lojtari arrinë marrveshje që të prishë kontratën me klubin kinez, pritet që në “San Siro” të transferohet si lojtarë i lirë.
Sulmuesi këmbëshpejtë shqiptar, Jahmir Hyka, mund të shtojë numrin e futbollistëve shqiptarë në Serie A. Duke folur për ‘mediagol.it’, Hyka ka njoftuar se është në bisedime me skuadrën e Palermos, për një transferim eventual gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.Agjenti i futbollistit të Luzernit, për momentin po qëndron në Itali, ku është duke negociuar një transferim eventual.
Mesfushori i Espanyol, Johan Verdu, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin e tijë, që i skadon në fund të sezonit. Lojtari ka arritur marrveshje me Atletiko Madrid, që në verë të transferohet si lojtarë i lirë në “Vicente Calderon”.
Arsene Wenger, nuk e ka ndërmend të dorëzohet që ta transferojë David Villen tek Arsenal. Klubi londinez, tani ka bërë edhe një ofertë tjetër drejt Barcelones për lojtarin, ofertë që vlenë 15 milionë euro, dhe janë në pritje të përgjigjjes nga “Blaugranët”, të cilët janë shprehur se për sulmuesin dëshirojnë së paku 20 milionë

No comments:

Post a Comment