Duket se mes Juventus dhe Athletic Bilbaos është arritur marrëveshja për
kalimin e sulmuesit Fernando Llorente në Torino. Sipas asaj që shkruan
gazeta “Marca”, sulmuesi i Athletic Bilbaos dhe Juventusi gjetën gjuhën
e përbashkët për të nënshkruar deri në vitin 2017. “Marca” shton se
transferimi i lojtarit bask do të bëhet në 30 Qershshor kur përfundon
edhe kontrata e tij me Athletic Bilbaon. Për të mbyllur gjithë anën
ligjore, agjenti i Llorentes ndodhet në Itali dhe nëse gjithçka shkon
sipas parashikimeve, zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.
Sipas asaj që nënvizohet në shkrim, Juventusi nuk ka shkelur asnjë normë
ligjore të FIFA-s sepse bisedimet me lojtarin nisën rreth 6 muaj
përpara skadimit të kontratës së tij, afat ky i përcaktuar edhe në
artikullin 18 të rregullores. 27-vjeçari do të përfitojë rreth 4.5 mln
Euro në sezon, ndërsa transferimi i tij në Torino do të kryhet me kosto
zero sepse ai lirohet nga çdo detyrim kontraktual gjatë muajve të parë
të verës.
Friday, 18 January 2013
Llorente nga qershori lojtar i ...

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment