Sigurimi i Fernando Llorentes për në muajin korrik nuk zgjidh problemet
aktuale në sulm për Juventusin, ndaj bardhezinjtë janë ende në kërkim të
një sulmuesi në këtë merkato. Emri që lakohet më shumë këto ditë është
ai i francezit Nicolas Anelka. Ish-sulmuesi i Chelsea-t aktualisht luan për Shangai Shenua, ashtu si Didier Drogba, por shihet si një objektiv më i arritshëm në krahasim me futbollistin afrikan.
Juventus ofron 600 mijë euro për 6 muaj, plus bonuse deri në 1 milion euro në bazë të arritjeve të skuadrës dhe atyre personale të lojtarit.
Sipas asaj që shkruan sot portali sportiv italian Calciomercato, e cila citon burime nga Franca, "Zonja e Vjetër" duket shumë pranë arritjes së akordit edhe me ish sulmuesin e Chelsea, çka do të mbipopullonte raprtin e sulmit për ekipin e Antonio Contes
No comments:
Post a Comment