
La Sexta ka publikuar një video shokuese, ku sulmuesi i Barcelonës shihet duke e pështyrë pankinën e Real Madridit në 'el Clasicon' e fundit të zhvilluar në Bernabeu. Ndodhi kjo pas një ndërhyrje të ashpër të Arbeloas në argjentinasin, që e bëri këtë të fundit tejet nervoz.
Imazhet janë të qarta dhe duket se 25-vjeçari vërtet ashtu si është thënë, e bëri një gjest josportiv. Raportohet po ashtu se ai e ka ofenduar zëvëndëstrajnerin e Los Blancos, Aitor Karanka, duke i thënë ‘vogëlush i Mourinhos’.
Po ashtu, është thënë se Messi e kishte ofenduar Arbeloan pas ndeshjes në parkingun e stadiumit në prani të bashkëshortes së tij shtatzënë, mirëpo për këto pohime të madrilenëve nuk ekzistojnë videoxhirime.
Është hera e parë që Lionel Messi, një lojtar që njihet për sjellje të mrekullueshme dhe imazh të jashtëzakonshëm, shfaqet duke bërë gjeste të tilla josportive.
Në rast se Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) hap hetim për sjelljet e Messit në El Clasico, ai mund të dënohet deri në dy ndeshje moslojë.
Real Madridi dhe Barcelona barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiabo Bernabeu.
Gjykoni vet...
Kliko poshte ne katror per te shikuar VIDEON...
-->
No comments:
Post a Comment