Mario Balotelli është vetëm emri i fundit i listës së gjatë të sulmuesve
që në karrierën e tyre kanë mbajtur fillimisht fanellën e Inter pastaj atë të Milan.
Është shumë e çuditshme marrëdhënia mes dy milanezeve, të cilat
luftojnë shumë në fushë dhe në media, por përsa i përket shkëmbimeve apo
shitjeve në merkato bëhen "miq" shumë të mirë. Shembulli më i fundit
është shkëmbimi Pazzini-Cassano.Në vitin 2001 Brocchi la Interin për të kaluar te Milan. E njëjta gjë ndodhi edhe me fenomenin Ronaldo, i cili pasi kishte veshur fanellën zikaltër në vitet 1997-2002 dhe pas eksperiencës me Real Madrid 2002-2007 veshi për një sezon fanellën e "Djallit".
Mos harrojmë edhe Vierin, i cili nga viti 1999-2005 ishte lojtar i Inter më pas veshi fanellën e Milanit.
I vetmi që ka bërë të kundërtën është Hernan Crespo, i cili në 2004-2005 ishte te Milan e më pas kaloi te Inter (2006-2009).
Për të mos folur më pas edhe për jo sulmues si Dario Simiç, Edgar Davids, Clarence Seedorf apo Andrea Pirlo, të cilët i kanë veshur të dy fanellat e Milanos
No comments:
Post a Comment