Wednesday, 30 January 2013

IFFHS: Top 10 klubet e Shek.XXI (FOTO LAJM)

Insituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka publikuar sot listën me ekipet më të mira për shekullin e XXI. Në krye të Top 10 qëndron pa dyshim Barcelona, e cila ndiqet pas nga emra të tjerë të mëdhenj si Manchester United apo Real Madrid me një diferencë të ngushtë pikësh.

Më pas gjejmë emra të tjerë të njohur të futbollit botëror si Arsenal, Inter, Liverpool, Chelsea apo Milan.

Ajo që bie në sy është dominimi i skuadrave angleze në Top 10, plot 4 të tilla kundrejt 2 italianeve, 2 spanjolleve, 1 gjermaneje dhe një francezeje.

Përsa i përket vendit tonë, Tirana është skuadra simbol e Shqipërisë për shekullin e 21. Pavarësisht se nuk fiton titullin kampion në tre sezonet e fundit, bardheblutë janë lokomotiva e kampionatit shqiptar.

Sipas IFFHS, 24 herë kampionët janë skuadra më e mirë shqiptare për shekullin e 21 e ndjekur nga Vllaznia dhe Dinamo, vlerësim që vjen në bazë të rezultateve të arritura.

No comments:

Post a Comment