Saturday, 26 January 2013

Balotelli-Milan, kurrë kaq pranë

Nuk kanë qënë kurrë kaq pranë: Mario Balotelli dhe Milan, dy rrugë që mund të kryqëzohen deri më 31 janar. Sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", në takimin e fundit në Milano mes Mino Raiolas dhe Adriano Gallianit, kuqezinjtë kanë ofruar 20 milionë euro, të ndara në 6 këste, të cilat mund të bindin Manchester City-n për ta shitur.

Agjenti i SuperMarios do të niset së shpejtiAngli ku dhe do ti paraqesë "Citiziens" ofertën e Milan.

Por shpresëdhënëse janë edhe fjalët e agjentit të FIFA-s, Ernesto Bronzetti, i cili është shprehur: "Brenda 31 janarit Balotelli do të jetë kuqezi".

No comments:

Post a Comment