Jo vetëm Wesley Sneijder. Galatasaray
është gati të marrë në skuadrën e saj edhe një tjetër kampion. Sipas
asaj që raporton "Trtspor.com.tr", klubi turk është duke ndjekur
sulmuesin afrikan Didier Drogba,
i cili aktualisht është pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë në
Kupën e Afrikës 2013 dhe kalimi te Milan apo Juventus po zbehet
dita-ditës.Galatasaray, që kërkon të ecë sa më larg edhe në Champions League, është i gatshëm ti ofrojë 7.5 milionë euro në një vit e gjysëm plus 2,5 milionë që nga momenti që do të firmosë.
Pritet që në javën e ardhshme të mësohet edhe fati i Drogba por përballë një oferte të tillë vështirë të thotë jo
No comments:
Post a Comment