
Burime të afërta me teknikun portugez kanë bërë të ditur se trajneri portugez më shumë preferon të kthehet tek Interi sesa te skuadra e Chelsea-t.
"Mourinho e di shumë mirë se ky është edicioni i tij i fundit te Reali. Ai pasi të largohet nga Reali, do të kthehet tek Interi, ekip ky që e do më shumë se Chelsea-n", ka thënë burimi i gazetës spanjolle.
Mourinho 50-vjeçar, në vitin 2010 u largua nga Interi për t'u emëruar trajneri i Real Madrid. Ai në vitin 2010 pati një sukses të jashtëzakonshëm me Interin, duke fituar titullin e kampionit në Serie A, Champions League dhe Kupën e Italisë.
No comments:
Post a Comment