Pas shitjes së Wesley Snejder tek Galatasaray dhe Felippe Coutinhos tek Liverpool, Inter
ka bërë dy blerje të reja në merkaton e janarit. Të martën, zikaltërit
kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me Atalantën për 23-vjeçarin
Ezequiel Schelotto. 3.5 milionë euro u paguan për argjentinasin, plus bashkëpronësia e sulmuesit Marko Livaja.Ndërsa të mërkurën Inter ka blerë mesfushorin serb Kuzmanovic nga Stuttgart. Ish-futbollisti i Fiorentinës është blerë për 2 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me pagë 2.2 milionë euro në sezon
No comments:
Post a Comment