Kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe mesfushori i Lazios, Lorik Cana,
në një prononcim për mediat italiane, ka folur për synimet e skuadërs së
tij këtë stinor në të gjitha frontet. Siç ka njoftuar Cana, Lazio do të
‘luftojë’ në të gjitha frontet, mirëpo e di se Juventusi është skuadra
për tu mposhtur, pasi janë favoritë absolut. Sipas tij, kur ‘Zonja e
Vjetër’ është në maksimumin e saj, është problem për tu ndalur.
“Juventusi është skuadra më e fuqishme në ligë dhe favoritet për ta fituar atë në fund. Nëse ata luajnë siç kanë bërë deri tani, ata janë gati të paprekshëm”, ka deklaruar Cana, transmetojnë mediat italiane. Megjithatë, Loriku nuk i frikohet duelit me ‘bianconerët’ në fazën tjetër të Kupës së Italisë.
“Ne do të luajmë kundër tyre në Kupën e Italisë dhe mendojë se mund t’ia dalim. Ata mbeten favoritë në ligë, por ne do të vazhdojmë të luajte me kokat tona lartë”, u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare. Cana ka rigjetur formën e tij te Lazio në ndeshjet e fundit, duke u vendosur në qendër të treshes mbrojtëse të Lazios, me mundësi të avancojë në mesfushë. Ishte pikërisht një paraqitje pasionante e Canës ajo që ndihmoi fitoren e fundit të Lazios në Serie A kundër Atalantës. Lazio, pas xhiros së 20 në Serie A, mban pozitën e dytë në renditje me 42 pikë të mbledhura, duke qenë vetëm tri pikë larg Juventusit.
Lavdërohet nga Petkoviq
Paraqitja e fundit e Canës ka lënë mbresa të mira te trajneri i tij, Vladimir Petkoviq. Ky i fundit ka thënë fjalë miradije për Lorikun, duke e quajtur atë një ndihmëse të madhe në ‘luftën’ e Lazios për tituj këtë vit. “Cana ka cilësi të shkëlqyera, por ato arrin t’i shfaqë të plota duke qenë i tërhequr në qendër të mbrojtjes dhe jo në mesfushë, pozicion ky nga i cili mund të ngasë mirë edhe kundërsulmet tona. Jam i bindur, Loriku mund të jetë një blerje e re për ne dhe një armë më shumë për objektivat tanë”, u shpreh Petkoviq.
No comments:
Post a Comment