iç kanë raportur sot mediat spanjolle, Bayern Munchen, në fund të
sezonit do të bëjë ofertë për mesfushorin katalunas të Barcelones,
Sergio Busquets. Edhe pse “Bavarezët” kanë mesfushorë me kualitet të
larta, thuhet se këtë transferim e dëshiron Pep. Ende nuk janë zbuluar
detajet se sa do të ofrojë lideri aktual i Bundesligës, për Busquets,
por thuhet, se në ofertë mund të hyjë edhe Javi Martinez.
Mbrojtësi portugez i Portos, Rolando, ka refuzuar londinezët e QPR-së, duke shpresur për një skuadër më të madhe. Për 27 vjeçarin në garë janë Inter dhe Napoli.
Skuadra simpatike e Serie A, Cagliari, ka refuzuar 9.500.000 milion euro, nga Napoli, për mbrojtësin e tyre, Davide Astori. Klubi nga Sardenja, dëshiron së paku 15 milionë euro për lojtarin, ndërsa për të mbetën të interesuara edhe Everton, Liverpool dhe Southampton.
Zyrtare: Sulmuesi irlandez, Robbie Keane, ka vazhduar kontratën me klubin e tijë La Galaxy, edhe për dy sezone të tjera. Kushtet e kontratës së re nuk janë bërë të ditura për mediat.
Zyrtare: Torino, ka transferuar sulmuesin brazilian, të naturalizuar në italian, Edgar Barreto. Dy skuadrat, Torino dhe Udinese, janë marrë veshë që të kenë lojtarin në bashkpronësi.
Mesfushori brazilian, Leite Kaka, është shumë pranë rikthimin në Milan, kështu kan njoftuar mediat italiane, dhe dy klubet, Real Madrid dhe Milan, që janë futur zyrtarisht në bisedime për çështjen Kaka. Zyrtarizimi i 30 vjeçarit si lojtar i Milanit, pritet të ndodhë gjatë ditës së premte, ndërsa lojtari do të jetë i huazuar për gjashtë muaj në Milan, me mundësi blerje nga skuadra italiane.
Schallke 04, kanë shfaqur interesim për mesfushorin brazilian të Lyon, Michael Bastos. Lojtari nuk është i kënaqur në klubin francez, dhe dëshiron që të ndërrojë klub, ndërsa Schallke, është një mundësi e shkëlqyer për brazilianin. Transferimi i tijë tek të “Mbretërit e kaltërt”, mund të ndodhë për 6 milion euro.
Skuadra spanjolle, Betis, është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Lokomotivës së Moskes, Alberto Zapater. Ish lojtari i Genoas dhe Zaragozes, dëshiron një rikthim në vendlindje, pasi nuk po mund ta gjejë vetën në kampionatin rus, dhe Betis janë të gatshëm të ofrojnë 4 milion euro për lojtarin.
Sipas të përditshmes franceze, L’Equipe, gjigandi turk, Galatasaray, ka ofruar 6 milion euro, për mbrojtësin e Toulouse, Cheikh M’Bengue.
Pas vetëm gjashtë muaj qëndrim në Firenze, portieri italian, Emiliano Viviano, mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella, Fiorentina, për arsyje se nuk po gjenë hapsira në portën e skuadrës “Vjollcë”. Është i mundshëm transferimi i portierit në Romë, pasi skuadra e Zeman, po bëhet gati ta largojë portierin Marteen Stekelenburg.
Manchester United, ka kaluar në “epërsi” ndaj rivalit Arsenal, për ta transferuar supertalentin anglez, Wilfried Zaha. Skuadra e udhëhequr nga Alex Ferguson, ka dërguar ofertë të re në drejtim të Crystal Palace, ofertë që është dukshëm më e arsyeshme se oferta e parë, pasi tani United, kan ofruar 12 milionë funta. Mbetët të shihet në ditët e ardhshme se çfar do të ndodhë me yllin e ri, a do të transferohet në “Teatrin e Ëndrrave” apo në “Emirates”.
Malaga, ka arritur marrveshje me klubin francez, PSG, për ta transferuar mbrojtësin uruguajan, Diego Lugano. Zyrtarizimi i lojtarit në Malaga, pritet të ndodhë gjatë këtyre ditëve, pasi vetëm disa detaje të vogla, kan mbetur mes lojtarit dhe klubi Andaluzian.
Skuadra e Getafes, është duke kërkuar mbrojtësin e Romës, të huazuar në Sociedad, Jose Angel. Klubi nga kryeqyteti italian, i ka kthyer një përgjigjje të shpejtë skuadrës spanjolle, 2 milion euro, dhe Jose Angel, është lojtar i juaj.
Një lajm i bujshëm vjen nga Barcelona, ku portieri katalanas Viktor Valdez ka refuzuar rinovimin e kontratës me blaugranat. Klubi i ofroi atij një marrëveshje të re në vazhdën e rinovimeve të mëdha në skuadrën nga Kamp Nou, por portieri refuzoi të hedhë firmën duke e cilësuar vendimin e tij si të pakthyeshëm. Për portierin katalunas, interesim ka shfaqur gjigandi anglez, Liverpool.
Zyrtare: Veterani Ryan Giggs e ka zgjatur kontratën me Manchester Unitedin edhe për një vit. Me marrëveshjen e deritashme ishte paraparë që bashkëpunimin i futbollistit fenomenal me klubin nga “Old Trafford” të përfundoj gjatë kësaj vere, që edhe deri diku ishte logjike, sepse lojtari nga Uellsi në nëntor i mbush 40 vjet.
Skuadra e Arsene Wengerit, Arsenal, nuk e ka ndërmend ta harrojë “Dashurinë” për lojtarët francez. Tani “Topçinjët”, kan ofruar zyrtarisht 10 milionë funte, në drejtim të skuadrës franceze, Toulouse, për mesfushorin e talentuar, Ettiene Capoue.
No comments:
Post a Comment