Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pohuar se klubi katalanas ka qenë shumë afër blerjes së Cristiano Ronaldos në kohën kur ky i fundit luante ende për Sporting Lisbonën.Agjenti i njohur Jorge Mendez i kishte ofruar Barcelonës Ronaldon në verën e vitit 2003, mirëpo katalanasit nuk kishin paratë e nevojshme për këtë operacion.
"Nuk mund ta blinim më lirë se sa Manchester United, mirëpo ne ishim harxhuar pas blerjes së Ronaldinhos, Rafa Marquez dhe Quaresma". Ronaldo nuk ka qenë i vetmi lojtar i Real Madridit që ka qenë afër transferimit në Barcelonë. I kujtoj bisedinet me Berlusconin i cili kishte sygjeruar shkëmbim ndërmjet Kaka dhe Ronaldinhos, mirëpo për ne kjo ka qenë e pa papranueshme", ka ish presidenti i Barcelonës.
"Kam menduar se Berlusconi po tallet, mirëpo ai ka qenë shumë serioz. Një dëm i madh është që Kaka nuk është treguar tek Real Madrid se çfarë lojtari është. Ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë kur ka qenë tek Milan", ka përfunduar Joan Laporta
No comments:
Post a Comment