Radamel Falcao bën të ëndërrojë skuadrat italiane. Sulmuesi kolumbian kërkohet nga të gjitha klubet me emër në Europë duke filluar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munchen, por do të qëndrojë te Atletico Madrid deri në qershor për tu shndërruar më pas në njeriun e merkatos verore.Në një intervistë për "Radio Antenna 3", Falcao ka dhënë një shpresë të vogël edhe për klubet e Serie A: "Di pak portugalisht, të dish anglisht është shumë e rëndësishme në jetë, por do të më pëlqente të flisja frengjisht dhe italisht", ka deklaruar bomberi "El Tigre"
No comments:
Post a Comment