Wednesday, 30 January 2013

David Villa tek..

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik "The Mirror", Manchester City pasi shiti Mario Balotellin te Milan po kërkon një tjetër emër të madh për repartin e sulmit. Kërkesa është bërë nga vetë trajneri Roberto Mancini pavarësisht kohës së limituar që ka mbetur (merkatoja e janarit mbyllet nesër).

Drejtuesit e kampionëve në fuqi të Premier League-s kanë gati një ofertë prej 15 milionë sterlinasg për sulmuesin e Barcelonës David Villa, i cili kërkohet edhe nga Arsene Wenger.

Sulmuesi spanjoll nuk po gjen dot hapësira në ekipin e Tito Vilanovas dhe një largim i tij nuk është i pamundur. Po a do të jetë ai zëvëndësuesi i Balotellit te City? Mbetet për tu parë.

No comments:

Post a Comment