Saturday, 26 January 2013

IFFHS: Top 10 Ligat e Shek.XXI (FOTO LAJM)

Instituti i statistikave dhe historisë së Futbollit e pozicionon kampionatin shqiptar në vendin 78 në klasifikimin e përgjithshëm të ligave më të forta për shekullin e 21. Anglia, Spanja dhe Italia janë kampionatet më të votuara duke lënë pas Brazilin, Gjermaninë dhe Francën.

Superliga shqiptare, edhe pse i përket një vendi europian, ku futbolli është shumë më i zhvilluar se në cdo Kontinent tjetër, vazhdon të jetë në nivele ulëta, duke lënë pas vetëm ligat e vendeve të tilla si Sudani, India, Singapori, Armenia apo Jordania, ndërsa më mirë se kampionati shqiptar klasifikohen ligat e Kuvajtit, Zimbabves, Maqedonisë, El Salvadorit apo e Katarit.

Në këtë klasifikimin janë përfshirë 130 liga nga e gjitha bota, teksa kategoria superiore lë pas vetë 52 liga. Këtë renditje e kryeson liga angleze, më pas vjen ajo Spanjolle, Italiane, Braziline, Gjermane, Franceze dhe Argjentinase.

Sa i përket renditjes së ligave më të forta europiane për shekullin e 21, kampionati shqiptar renditet I 40-ti nga 48 gjithësej. Më të dobëta se kampionati shqiptar renditen ligat e Armenisë, Islandës, Azerbajxhanit, Bosnjë Hercegovinës, Kazakasitanit, Uellsit, Luksemburgut dhe Maltës

No comments:

Post a Comment