Saturday, 26 January 2013

Iker Casilas do te mungoje...

Casillas4-Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, mund të mungojë më shumë se sa është parashikuar, gjithnjë sipas mjekëve që e kanë operuar portierin legjendar spanjoll në gishtin e tij të thyer.
Iker Casillas e theu gishtin e tij të madh të dorës së majtë në mënyrë aksidentale, pasi është goditur nga Alvaro Arbeloa, në sfidën për Copa del Rey ndaj Valencias.
Casillas iu nënshtrua operimit pasditen e të premtës dhe edhe pse procedurat shkuan sipas planit, Dr. Manuel Del Cerro ka konfirmuar se portieri legjendar madrilen do të mungojë deri në 12 javë shkruan Telegrafi.
“Operimi shkoi mirë. Fragmentet e thyera janë reduktuar dhe gishti i thyer është bashkuar. Ai ka pasur një rekonstruksion total”.
“Periudha e riaftësimit do të shkojë deri në 12 javë. Është më mirë të presim dhe të mos flasim për afate”, ka deklaruar mjeku Del Cerro.
Iker Casillas kështu edhe zytarisht do të mungojë në tri ndeshjet El Clasico ndaj Barcelonës (dy në Copa del Rey dhe një në La Liga), ndërsa po ashtu nuk do të luajë as ndaj Manchester Unitedit në dy ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve

No comments:

Post a Comment