Saturday, 26 January 2013

Koha e transferimeve

Messi13Nuk është një gënjeshtër, por është një realitet që mund të ndodhë, pasi Lionel Messi, mund ti bashkohet Pep Guardioles, te Bayerni, për një shifër të pabesushme, 250 milionë euro, aq sa është klauzola e argjentinasit, raporton sajti spanjoll, “Fichajes.net”.Besohet se sponzorët e rekordmenëve gjerman, Audi dhe Addidas, do ta paguajnë klauzolen e lojtarit, pasi në rast transferimit të “pleshtit” në “Allianz Arena”, parat nuk do të ishin problem që të rifitohen, nga marketingu i madhë.
Zyrtare: Fiorentina ka zyrtarizuar mbrojtësin gjerman Marvin Compper, nga Hoffenhaim. Nga transferimi i mbrojtësit, klubi gjerman, aktëroi vetëm 200.000 mijë euro, pasi kontrata e tijë skadonte në fund të sezonit.
West Ham, ka njoftuar se mesfushori francez do të largohet nga Londra, gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të Janarit. Espanyol, Hoffenhaim dhe Rennes, janë të interesuara për lojtarin.
Skuadra ruse, Rubin Kazan, i ka bërë një ofertë mjaftë të mirë mbrojtësit portugez, Ricardo Carvalho. Mbrojtësi veteran në rast të transferimit në ligën ruse, pritet që ti fitojë 10.5 milionë euro për tri vite kontratë.
Pas PSG-së, Arsenalit, Realit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Fenerbahçes, Boltonit, Chelseat dhe Shangait, reprezentuesit francez, Nicolas Anelka do të luaj edhe për Juventusin.Anleka ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me klubin nga Torino dhe për këtë kohë do të përfitoj 600 mijë euro.
Zyrtare: Skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ka zyrtarizuar mbrojtësin argjentinas, Emiliano Insua, që u transferua nga Sporting Lisbona. Nuk janë bërë të ditura ende detajet e 24 vjeçarit në “Vicente Calderon”.
Zyrtare: Ish mbrojtësi i Genoas, Salvatore Bocheti, ka ndërruar skuadrën, por jo edhe shtetin, pasi ka mbetur në Rusi, duke u transferuar nga Rubin Kazan, në Spartakun e Moskes. Skuadra nga Moska, u desh që të paguaj, 4.500.000 milion euro, për lojtarin, i cili nënshkroi kontratë 4 vjeçare.
Sulmuesi i ri suedez i Fiorentines, Haris Seferovic, ka marrë rrugë për në Spanjë, ku do të jetë lojtar i ri i “Nëndetëses së verdhë”. Fiorentina, e huazoi sulmuesin 21 vjeçar për gjashtë muaj tek Villareal, me qëllim të fitimit të përvojes nga lojtari.
Zyrtare: Sulmuesi kamerunas, Henri Bienvenu, është huazuar nga gjigandi turk, Fenerbache, në skuadrën spanjolle Zaragoza.
Skuadra nga Dagestani, Anzhi Makhachkala, ka “futur” hundët në punët e Milanit, për transferimin e Leite Kaka në Rusi. Klubi i pasur, ka nisur kontaktet me agjentin e brazilianit, dhe është shumë i mundur transferimi i lojtarit në kampionatin rus, marrë parasysh edhe shumën prej 18 milionë euro, që “miliarderët” kanë të gjitha mundësit që ti paguajnë Realit, por as rroga e lojtarit nuk do të reduktohet.
Agjenti i mesfushorit francez, Yoan Gourcuff, ka zbuluar se për lojtarin e tijë, është interesuar Atletiko Madrid, për ta huazuar atë. “Atletiko është interesuar për ta huazuar me mundësi blerje, nuk e di çka do të ndodhë, ka mundësi që klienti im të transferohet atje” këto ishin fjalët e agjentit të futbollistit.
Trajneri i Manchester City, italiani Roberto Mancini, i ka mërzitur disi tifozët e Milanit, pasi ka deklaruar se sulmuesi problematik, Mario Balotelli, nuk do të largohet nga skuadra e tijë gjatë afatit kalimtar të Janarit. Super Mario, ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Milan, prej disa kohësh, ndërsa spekulimet gjatë Janarit, u shtuan së tepërmi, por në fund mbetën vetëm fjalë, dhe Mario do të mbetët në City.
Zyrtare: Palermo ka transferuar portierin veteran, Stefan Sorrentino nga Chievo, për 2 milion euro.
Dëmtimi i paparashikuar i kapitenit 30-vjeçar i ka detyruar drejtuesit e Realit të hedhin sytë nga merkato, edhe pse ka mbetur vetëm një javë kohë para se tregu i janarit të mbyllet zyrtarisht. Andres Fernandez i Osasunës dhe Roberto Himenez Gago i Zaragozës, janë dy alternativa, që pëlqehen shumë nga Reali, por të dy portierët spanjollë janë nën kontratë të paktën deri në vitin 2015 me skuadrat respektive. Për këtë arsye mundësia më e madhe është blerja e një “gardiani” që luan jashtë Spanjës. Edhe Julio Cesar i QPR-së dhe Marten stekelenburg, gjihtashtuë bëjnë pjesë në planet e Realit.
Zyrtare: Telenovela “Zaha”, më në fund mori fund, pasi lojtari i talentuar nënshkroi kontratë me Manchester United. 17 milionë funta i kushtoi “Djajve të kuq” ylli i ri anglez. Lojtari do të bashkohet me klubin e tijë të ri, në fund të sezonit, pasi deri në Qershor, do të jetë pjesë e Crystal Palace.
Zyrtare: Milan është përforcuar me mbrojtësin italian, Cristian Zacardo. Parma dhe Milan, arriten marrveshje, që Zacardo të transferohet në “San Siro” ndërsa në drejtim të kundërt, shkuan Mesbah dhe Straser.

No comments:

Post a Comment