Pas kualifikimit të djeshëm të Barcelonës në "Rosaleda" përballë Malagas u mësua edhe kundërshtari që do të ketë përballë Real Madrid në gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit. Është sërish Barcelona, rivalja e përjetshme e "Los Blancos" kundërshtari i rradhës për ekipin e Jose Mourinhos.Pas një kampionati pothuajse të mbyllur, Real Madrid nuk do të lëshojë pe as në Kupën e Mbretit dhe as në Champions League por gjërat nuk është se po shkojnë aq mirë.
Përveç Iker Casillas, Pepe dhe Sergio Ramos të dëmtuar Reali do të duhet të bëjë edhe pa portugezin Fabio Coentrao dhe argjentinasin Angel Di Maria, që të dy të nxjerrë me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias.
Sfida e parë do të luhet të mërkurën e 30 janarit
No comments:
Post a Comment