Barcelona shpreson të përdorë mbrojtësin Dani Alves si një "plan sekret" në mënyrë që të sigurojë firmën e yllit të Santos dhe kombëtares së Brazilit, Neymar.
Sulmuesi 20 vjeçar është një nga më të kërkuarit në merkaton e
futbollit dhe katalanasit janë duke vuajtur konkurrencën e skuadrave si
Manchester City, Real Madrid, Chelsea dhe Bayern Munchen.Barcelona është gati që të paguajë shumën prej 60 milionë eurosh të kërkuara nga skuadra e Santos për yllin karioka, por negociatat kanë ngecur.
Por Barcelona ka edhe një "armë" tjetër të papërdorur: miqësinë mes Dani Alves dhe Neymar. Ata janë të bindur se miqësia e ngushtë që ekziston mes dy lojtarëve të përfaqësueses së Brazilit, mund të ndikojë në transferimin e Neymar në "Camp Nou". Kohët e fundit mësohet se Alves ka patur biseda të gjata telefonike me Neymar, ku tema e diskutimit ka qenë jeta në Barcelonë.
Me gjithë përpjekjet e Barcelonës, duket se akordi mbetet ende larg, teksa mediat në Brazil po flasin çdo ditë e më shumë për një rinovim të mundshëm të Neymar me klubin e Santos
No comments:
Post a Comment