Ashtu si në ndeshjen e luajtur të dielën në mbrëmje në kampionat, Roma
dhe Interi nuk do të kenë mundësi të zbresin në fushë me të gjithë
grupin në dispozicion. Verdhekuqtë janë ata më të dëmtuarit, kur mendojmë që për sfidën e sotme trajneri Zdenek Zeman nuk do të ketë në dispozicion Dodo e Taddei, mesfushorët De Rossi (15 ditë jashtë), Miralem Pjaniç dhe Taddei, si dhe sulmuesin Osvaldo. Nga anën tjetër, tekniku zikaltër Andrea Stramaccioni do vazhdojë të mos mbështetet te sulmuesit Milito e Cassano. Sa i përket mbrojtjes do vazhdojë të qëndrojë jashtë Samuel, në mesfushë Coutinho dhe Stankoviç vazhdojnë të jenë të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër është grumbulluar.
Gjysëmfinalja e parë e Kupës së Italisë Roma-Inter luhet sonte në 20.45 në stadiumin "Olimpico"
No comments:
Post a Comment