UEFA i drejtohet apelit për të kërkuar sanksione
më të rënda për Kombëtaren Under 21 të Serbisë pas incidenteve që u
shënuan tetorin e shkuar në përfundim të sfidës me Anglinë, që rezultoi
me disfatën 1-0 për të zotët e shtëpisë. Lajmin e publikon vetë Federata
Serbe e Futbollit. Ndeshja që u zhvillua në Krusevac, për Eliminatoret e Europianit, u mbyll me përleshje në fushë mes lojtarëve dhe stafit të dy skuadrave, pasi vendasit kundërshtuan golin e fitores të shënuar nga anglezët në minutën e 90’ me akte dhune.
Në dhjetor UEFA gjobiti me 80 mijë euro dhe me një ndeshje pa tifozë Kombëtaren Serbe të U-21.
No comments:
Post a Comment