Në futbollin turk, rivaliteti është i zjarrtë kur flitet për dy klubet
më të mira të këtij vendi. Fenerbahce vs Galatasaray. Ndërsa këta të
fundit bënë goditjen e madhe me Wesley Sneijder, tifozët e ekipit tjetër
të Stambollit kërkojnë nga klubi një përgjigje ndaj rivalëve dhe
kështu, drejtuesit e Fenerbahces kanë nisur bisedimet për Robinhon.
Madje raportohet se drejtuesit e klubit turk kanë pranuar kërkesën e Milanit për 8 milion Euro ndërsa Robinho po vlerëson ofertën. Pritet që këtë javë të ketë më shumë detaje për mundësitë e finalizimit të këtij operacioni që nëse përfundon mund të hapë shumë dyer, siç është ajo e Dorgba, Kaka apo Balotellit te Milani.
No comments:
Post a Comment