Sergio Aguero ka kërcënuar Manchester Unitedin se synon ti mposht sërish në garë për titull.Sulmuesi argjentinas ishte hero i Manchester Cityt sezonin e kaluar duke realizuar gol në minutën e 94-të të ndeshjes kundër Queens Park Rangers që ia siguroi skuadrës së tij titullin e kampionit dhe prishi festën e planifikuar të Unitedit. Ai synon që këtë stinor të triumfojë sërish ndaj Unitedit edhe pse City është aktualisht pesë pikë prapa rivalit të qytetit.
“Ne e fituam titullin sezonin e kaluar duke i mposhtur ata në garë të nxehtë. Dhe, jam i sigurt se mund të rikthejmë kryesimin në Premierligë. City ka gjithçka që nevojitet për të fituar dhe shpresoj se titulli që fituam edicionin e shkuar të jetë vetëm hapi i parë”, deklaroi Aguero për The Sun
No comments:
Post a Comment