Friday, 25 January 2013

Stop per Messin

Messi18Lionel Messi është ndalur si rezultat i një dëmtimi muskulor në kofshën e këmbës së djathtë pas përballjes së fituar mbrëmë nga Barcelona kundër Malagës 4-2 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Copa del Rey.
Sulmuesi argjentinas kërkoi zëvendësim 8 minuta para përfundimit të takimit kurse sot ka stërvitur vetëm në palestër, kanë njoftuar mediet spanjolle.
Andaj, spekulohet se Messi mund të pushojë për duelin kundër Osasunës të dielën pasi të mërkurën gjiganti katalan do të zhvillojë ballafaqimin e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Copa del Rey.

No comments:

Post a Comment