Friday, 25 January 2013

Destro: Nuk e perjashtoj mundesine e kalimit tek Milani

Mattia Destro (Foto: AP)Sulmuesi i Romës, Mattia Destro, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të gjiganti italian Milani, por ai ka shtuar se për momentin dëshiron të luajë për Romën.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, së fundmi e ka lavdëruar sulmuesin e ri italian dhe ka thënë se ai ka dëshirë ta sjellë atë në San Siro.
“Jam i kënaqur me komentet e Berlusconit dhe jam ndjerë krenar. A mund t’i bashkohem Milanit? Kurrë mos thuaj kurrë... E shoh veten duke luajtur për Romën edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Destro për Gazetta dello Sport

No comments:

Post a Comment