Sipas mediave britanike, Arsenali me pajtim te Arsene Wengerit ka
përgatitur 20 milionë funta me të cilat tenton ta sjellë në “Emirates”,
sulmuesin malazez të Fiorentinës, Stevan Jovetiq.
Zyrtare: Mbrojtësi kroat Danijel Pranjic, është huazuar për gjashtë muaj tek skuadra spanjolle Celta Vigo, nga portugezët e Sporting Lisbonë.
Zyrtare: Qendermbrojtësi argjentinas, David Abraham, është transferuar tek gjermanët e Hoffenhaim, nga Getafe. Ish mbrojtësi i Baselit, i kushtoi 3 milion euro, klubit nga Bundesliga, dhe ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.
Klubi nga kryeqyteti italian, Roma, ka gjetur zëvendësimin e Ivan Piris, ai është greku, Vasilis Torosidis. Lojtari kaloi me sukses vizitat mjeksore, dhe mund të luaj qysh në ndeshjen ndaj Bolognas, të dielen. Mbrojtësi i kushtoi Romës, vetëm 500.000 euro, pasi kontata e tijë skadonte në fund të seznoit me Olympiakos.
Schallke, vazhdon të përforcohet, tani në radhët e bardh e kaltërve, shum shpejt pritet të arrijë edhe mesfushori brazilian, Michel Bastos, nga Lyon. Negociatat për transferimin e brazilianit në “Gelsenkirchen” janë shumë afër mbylljes, dhe Bastos do të jetë lojtar i ri i klubit gjerman, mbrenda kësaj jave, ndërsa Lyon, do të përfitoj 7 milion euro nga shitja e tijë.
Sipas mediave gjermane, Fiorentina, është pranë transferimit të qendërmbrojtësi të skuadres Hoffenhaim, Marvin Comper. 26 vjeçari ka pasur një edicion të suksesshëm me Hoffenhaimin, dhe pritet të bëjë një hap tjetër në karrierë. Klubi nga Serie A, thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 5 milion për mbrojtësin.
Zyrtare: Milan ka transferuar mesfushorin e talentuar, Ricardo Saponara nga Empoli. Lojtari sot ka kryer vizitat mjeksore me sukses tek Milan, dhe do të jetë në gjysëm pronësi mes Parmes dhe Rossonerëve. Saponara është 21 vjeç dhe do ti bashkohet Milanit, vetëm në fund të sezonit.
Mesfushori gjerman i Chelseass, së shpejti pritet ti bashkohet skuadres ruse, CSKA Moska, si huazim gjashtë mujor. Për lojtarin interesim të madhë janë duke shprehur edhe Leverkusen, QPR, West Ham dhe Stuttgart.
Zyrtare: Mbrojtësi francez, Yanga Mbiwa, është tani lojtar i ri i Newcastle. Lojtari 23 vjeçar, ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin anglez, ndërsa Montepellier, fitoi 7.500.000 milion funta, nga shitja e tijë.
Inter mendon për një zëvendësues të denjtë për portierin slloven Samir Handanovic. Slloveni nuk do të largohet nga zikaltërtit, mirëpo do të ketë një portier të fortë si zëvendësues. Mariano Andjuar, portieri i Catanias, është në “llupen” e Interit, dhe mund të transferohet në “Gjyzepe Meaca” mbrenda afatit kalimtar të Janarit.
Sulmuesi i ri italian i Manchester United, Frederico Macheda, është shum pranë huazimit tek skuadra spanjolle, Elche. Macheda nuk po gjen hapsira tek skuadra e Ferguson, dhe largimi nga “Old Trafod” drejt Elches, do të jetë i mirëseardhur për lojtarin.
Është refuzuar oferta e Lazios, për talentin e ri të Veronas, Jorginjo. Klubi nga kryeqyteti italian, kishte dërguar ofertë 4 milion euro, mirëpo klubi veronez, dëshiron së paku 7 milion për talentin e tyre.
Milani i ka dërguar Fiorentines një ofertë për ti shkëmbyer portierët. Klubi milanez, ofron Amelian për ta marrë në skuadër Emiliano Vivianon. Ky shkëmbim mund të ndodhë shum lehtë, pasi Viviano nuk është pjesë e planeve të Vincenzo Montellas.
Edgar Çani në Evropen që vlen. Sulmuesi i kombëtares kuqezi është zyrtarisht një futbollist i Catanias. Klubi siciljan bëri të ditur në faqen e tij zyrtare të internetit firmosjen e një kontrate deri në qershorin e vitit 2016 me 23 vjecarin nga Tirana.
Mesfushori i ri i Barcelones, Jonathan Dos Santos, ka refuzuar disa oferta nga Premier Liga, vetëm e vetëm që të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelones. Për lojtarin interesim të madhë ka shprehur Liverpool, Arsenal, West Ham dhe QPR, mirëpo të gjitha klubet u refuzuan nga vetë lojtari.
Sulmuesi i Celtic, Gary Hooper, është pranë largimit nga kampioni i Skocisë, për tu transferuar në Premier Ligë. Për lojtarin ka ardhur një ofertë prej 5 milion funtave, nga skuadra e Norwich, dhe thuhet qe gjigandi skocez, do ta lirojë lojtarin të kalojë tek skuadra e Norwich.
Zyrtare: Gianluigi Buffon, ka rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”, deri në vitin 2015.
Vazhdon të rritet kolonia franceze te Newcastle. Pas transferimit të Debuchy, Yanga Mbiwa, dhe Haidara, tani në “St James Park”, pritet të arrijnë edhe dy lojtarë të tjerë nga Ligue 1. Fjala është për mesfushorin e Toulouse, Moussa Sissoko, që pritet ti kushtoj 7 milionë funta “Laraskave” si dhe sulmuesi i Bordoux, Yoan Goufran, ku për të klubi anglez, do ti paguaj skuadres franceze 9 milion funta.
Në aksin Spanjë-Angli projektohet një shkëmbim i mundshëm Valdez – De Gea. Mosrinovimi i kontratës së portierit të Barcelonës, Viktor Valdez, i ka shtyrë drejtuesit kalanas të kërkojnë zëvendësuesin e tij.Një nga kandidaturat më të të forta është pa dyshim David De Gea i Manchester Junajtid, por 20-vjecari mund të largohet nga Old Traford vetëm nëse Ser Aleks Ferguson gjen një portier të denjë për portën e djave të kuq. Mund të jetë pikërisht Viktor Valdez pasuesi i De Geas tek Junajtit dhe nëse kjo ndodh, më e fituar nga ky shkëmbim do të ishte skuadra e Ferguson, pasi kartoni i De Geas vlerësohet 20 milionë euro, ndërkohë që Valdez do të largohej me parametër zero.
No comments:
Post a Comment