E ardhmja e Samir Ujkanit është e destinuar të jetë larg Palermos. Sipas
shtypit italian, dhe në veçanti "La Gazzetta dello Sport", bën të ditur
që ardhja e Sorrentinos do të largojë portierin e përfaqësueses shqiptare. Nëse deri dje blerja e Sorrentinos nga Chievo
ishte thjesht një hipotezë, në orët e fundit presidenti i Palermos,
Maurizio Zamparini ka bërë të ditur se është arritur akordi me portierin, dhe kanë mbetur vetëm detajet për tu përcaktuar.Ky afrim do të mbyllet në bazë të 4.1 milionë eurove, ndërsa Chievo bën gati ofertën për Bizarrin ose Carrizon e Lazios. Kjo lëvizje pritet të vendosë në merkato Samir Ujkanin i cili ka përfunduar në orbitën e Interit, pasi zikaltërit janë në kërkim të një zëvendësuesi për Handanoviç. Por zikaltërit nuk janë të vetmit që kanë shfaqur interes për portierin e përfaqësueses shqiptare, pasi për të po lëvizin Fiorentina dhe Lazio.
Vjollcët po mendojnë seriozisht shitjen e Vivianos, dhe shohin tek Ujkani portierin e dytë që mund të konkurojë me brazilianin Neto.
Ndërkohë Lazio nëse largon Bizarri dhe Carrizon, do të kthejë syte tek Ujkani si zëvendësues për marketin, çka do të bënte që numri i kuqezinjve tek bardhekaltërit të rritej. Por lista e skuadrave të interesuara për Ujkanin nuk përfundon këtu.
Po sipas shtypit italian Bolonja dhe Chievo qëndrojnë në pritje. Emilianët nuk janë të bindur nga paraqitja e Agliardit ndërsa Chievo kërkon të zëvendësojë Sorrentinon. Megjithatë në këtë listë qëndron edhe vetë Palermo, e cila mund të vendosë të mbajë Ujkanin, edhe në rolin e portierit rezervë
No comments:
Post a Comment