Në një kohë kur merkatos
së janarit i kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi, klube të ndryshme në
Europë kanë nisur punën intensive për të arritur te objektivat e tyre.
Qarkullojnë shumë emra por edhe shuma marramëndëse parash por ende asgjë
konkrete.Përveç Alexandre Patos, Pep Guardiolës, Demba Ba dhe së fundmi Wesley Sneijder, ende nuk kemi parë të zyrtarizohen goditje të mëdha gjatë kësaj merkatoje. Por kjo nuk do të thotë se viti 2013">2013 do të jetë i "varfër" në shit-blerje futbollistësh dhe trajnerësh.
Në rast se janari nuk na ofron diçka të tillë në verë me siguri do të përballemi me blerje të mëdha dhe me emra të mëdhenj që do të ndërrojnë fanellë.
No comments:
Post a Comment